I dënuar me 10 vjet burg për shitje lëndësh narkotike, estradohet nga Shqipëria në Turqi 50-vjeçari

schedule15:42 - 2 Dhjetor, 2024

schedule 15:42 - 2 Dhjetor, 2024

Një 50-vjeçar turk është ekstraduar nga Shqipëria në Turqi. Mësohet se Mehmet Akman ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

“Në vijim të bashkëpunimit me homologët, për kapjen dhe ekstradimin e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar, u ekstraduan:

-nga Shqipëria në Turqi, shtetasi turk i shpallur në kërkim ndërkombëtar Mehmet Akman, 50 vjeç. Gjykata e Lartë e Stambollit e ka dënuar këtë shtetas, me 10 vjet burgim, për veprën penale “Trafik i narkotikëve”, si dhe Gjykata e Lartë e Bakirkoy e ka dënuar me 7 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Turqisë”, thuhet në njoftimin e policisë./abcnews.al