Një burrë nga Louisiana, i cili qëndroi 29 vite në burg për një krim që nuk e kreu, është liruar pasi u zbulua në gjykatë se viktima u kishte thënë prokurorëve në New Orleans për më shumë se dy dekada se burri ishte i pafajshëm, por ajo ishte injoruar vazhdimisht.
Patrick Brown, 49 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pa kusht në dhjetor 1994 pasi u akuzua për përdhunimin e thjeshtrës së tij gjashtëvjeçare. Por për mbi 20 vjet, viktima u kishte thënë autoriteteve se njerku i saj ishte i pafajshëm.
Mbi 29 vjet që nga gjykimi fillestar, viktima u shfaq në të njëjtën sallë gjyqi dhe qau teksa fliste se si, që nga maji 2002, kur ishte 14 vjeç, ishte përpjekur t’i tregonte gjykatës dhe prokurorisë së rrethit se njerku i saj ishte akuzuar pa të drejtë.
/abcnews.al