Gazetari i ABC, Ermal Vija zbardh detaje të reja nga arrestimi i këngëtarit të njohur shqiptar Aleksandër Gjoka mbrëmjen e djeshme në Tiranë.
62-vjeçari u aksidentua në zonën e Farkës në kryeqytet, pasi humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga.
Policia në momentin që ka arritur në vendin e ngjarjes i ka bërë testin ku ka rezultuar se kishte konsumuar alkool mbi normën e lejuar.
Nga aksidenti këngëtari ka marrë disa lëndime dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa ruhet me efektivë te dera.
Kjo nuk është hera e parë që Gjoka prangoset për këtë vepër penale, pasi edhe përpara rreth 2 viteve u arrestua për këtë arsye./ Abcnews.al