Një 31-vjeçar ka terrorizuar banorët në Shijak. Policia bën me dije se Emiljano Norja u arrestua pasi lëvizte me mjet në gjendje të dehur, ndërkohë që qëllonte në ajër me armë zjarri.
Uniformat blu sqarojnë se pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në orën 20:00, ku i riu ka vënë në rrezik jetën e qytetarëve. Ndrëkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.
Njoftimi i policisë:
Drejtonte mjetin në gjëndje të dehur dhe qëllonte me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve, falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale të Policisë u bë i mundur neutralizimi dhe arrestimi i 31-vjeçarit.
-31-vjeçari, i dënuar më parë në fushën e narkotikëve.
Sekuestrohet 1 armë zjarri kallashnikov, municion luftarak dhe automjeti me të cilën qarkullonte.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak, pas një telefonate nga qytetarët në Sallën Operative, se në Shijak, një shtetas po xhironte gomat e makinës dhe qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ndonjë ngjarje të mundshme kriminale.
Forcat e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me Forcat Shqiponja dhe shërbimet e Policisë Shijak, kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Emiljano Norja, 31 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për veprën penale “Mbajtje e lëndëve narkotike”.
Ky shtetas ditën e djeshme rreth orës 20:00, në qytetin e Shijakut, duke drejtuar në gjëndje të dehur mjetin tip “Audi”, ka qëlluar me armë zjarri në ajër duke rrezikuar jetën e banorëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri kallashnikov, 1 krëhër me 23 fishekë dhe automjeti me të cilën ky shtetas qarkullonte.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.
g.v/abcnews.al