SARANDË- Policia në Sarandë ka vënë në pranga një 26 vjeçar, banues në Turqi, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, në aksin rrugor “Sarandë-Ksamil”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Pas ndalimit, ai ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë kryerjes së detyrës.