Pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet të Lëvizjes Socialiste pëer Integrim është arrestuar një ndër ndër kandidatët e qarkut të elbasanit.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se i arrestuari është Sokol Skura, i cili akuzohet për drejtim mjeti në gjendje të dehur ndërsa është arrestuar nga policia në aksin rrugor Elbasan Librazhd gjatë natës së të dielës.
Sipas listës së publikuar nga Kryemadhi Skura, është i pesti në listën 15 emërorë të LSI, për Elbasanin.
Kodi penal parashikon dënimin nga 10 ditë deri në 3 vjet burg në rast drejtimi të mjetit në gjendje të dehur. Do të jetë gjykata që do të vendosë për dënimin e kandidatit të LSI për Elbasanin, por sipas të gjitha gjasave Sokol Skura nuk do të ketë mundësi të zhvillojë fushatën e tij për zgjedhjet e 25 Prillit.
Njoftimi i policisë:
Speciaistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Elbasan, arrestuan në flagrancë shtetasin: S.S., 42 vjeç, banues në Librazhd, pasi në aksin rrugor Librazhd-Elbasan, është kapur nga shërbimet e Policisë duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./abcnews.al