“I dashur Milan, jam gati të të ndihmoj. Mbetem një tifoz i zjarrtë”

schedule16:19 - 22 Nëntor, 2019

schedule 16:19 - 22 Nëntor, 2019

Younghong Li është rikthyer të flasë për Milanin. 50-vjeçari kinez bleu kuqezinjtë në vitin 2016, por aventura e tij në krye të klubit të “Djallit” zgjati vetëm një vit e gjysmë. Li i shiti klubin fondit Elliot, pasi nuk ishte në gjendje për të paguar një borxh prej 32 milionë eurosh.

Aziatiku misterioz ka reaguar me anë të një postimi në Twitter, aty ku i shtrin dorën sërish klubit italian. Li e shfaq vetën si një tifoz i thekur i Milanit dhe shpreson që të japë kontributin e tij në klub.

Nuk u largova nga Milani. Nëse do më jepet mundësia për të ndihmuar kuqezinjtë, do të bëj me kënaqësi. Kisha plane të qarta për të ardhmen, por befas nuk isha më pronari i Milanit tim të dashur. Kam investuar dhe kam mbështetur financiarisht Milanin me kënaqësi. Nuk e kam bërë për të fituar, por si një tifoz.

Milani është klubi italian më magjik dhe legjendar. Futbolli italian ka qenë i pari që është transmetuar në televizorët e Kinës. Unë kam qenë gjithmonë një tifoz i kuqezinjve, ka shumë persona të tjerë si unë në Kinë.

Më trishtoi largimi nga drejtimi i klubit. Jam gati të jap kontributin tim, gjithmonë nëse është e mundur. Jam gati të dëgjoj dhe bisedoj për këtë çështje. Nuk flas mirë italisht dhe anglisht, prandaj kam qëndruar larg rrjeteve sociale“, përfundon ish-presidenti i klubit të famshëm. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!