Një i burgosur shqiptar është dënuar edhe me një vit burg pasi kishte rrahur një mbikëqyrës në qelinë e burgut Bordeaux-Gradignan më 5 Korrik. Para autoriteteve franceze ka dalë Kristjan Prenga 25-vjeç, i cili akuzohet se më 5 Korrik, sulmoi një mbikëqyrës duke e qëlluar në fytyrë dhe më pas, siç raportohet, ai u përpoq ta mbysë atë. Në mbrojtje të tij, i burgosuri shpjegoi se mbikëqyrësi “i foli keq” dhe e akuzoi ankuesin se ishte “racist”. Gjykatësi e dënoi me një vit burg, ndërsa mbikëqyrësi nuk kishte shkuar 10 ditë në puna pas sulmit për shkak të plagëve të marra./abcnews.al
I burgosuri shqiptar rreh mbikëqyrësin e qelisë
schedule20:30 - 1 Gusht, 2019
schedule 20:30 - 1 Gusht, 2019