I bleu punonjësit të repartit ushtarak 1 ton gëzhoja predhash, arrestohet 30-vjeçari

schedule09:03 - 8 Qershor, 2020

schedule 09:03 - 8 Qershor, 2020

Një 30-vjeçar me iniciale është arrestuar pasi kishte përfituar në mënyrë të paligjshme 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

30-vjeçari punonte në pikën e Skrapit në Maminas ku dhe u bllokuan gëzhojat.

Ndërkohë policia ka nisur veprimet hetimore për G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat  e bllokuara.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve dhe sekuestrimin e sendeve të përfituara në mënyrë të paligjshme, gjatë kontrollit të ushtruar në një pikë skrapi në Maminas, gjetën dhe bllokuan 1 ton gëzhoja predhash, me vlerë 2 milion lekë të vjetra.

Në përfundim të veprimeve hetimore u arrestua në flagrancë shtetasi:

R. Q., 30 vjeç, banues në Qerret, punonjës në pikën e skrapit.

Gjithashtu janë kryer veprimet nga ana e Policisë Ushtarake për shtetasin G. L., 32 vjeç, banues në Paskuqan, Tiranë, me detyrë punonjës në repartin ushtarak, Shijak, i cili i ka shitur shtetasit R. Q., gëzhojat e bllokuara”, njofton policia./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!