Kërkesat ishin të shumta, por vetëm 8500 tifozë kishin fatin të siguronin një biletë për në finalen e ligës së konferencës në Tiranë. Megjithatë, jo të gjithë kanë dëshirën e madhe për ta ndjekur ndeshjen në shkallët e stadiumit. Disa prej tifozëve që arritën të blenin bileta kanë nisur rishitjen e tyre në tregun e zi.
Në faqet online, tifozët synojnë të shesin biletat dhjetëra fish me shtrenjt për të përfituar nga numri i limituar i tyre.
Përkatësisht, një biletë e kategorisë së katërt që UEFA e ka shitur për vetëm 25 euro, tifozët po e shesin 30 herë më shtrenjt duke kapur shifrën e 750 euro. abuzimi është akoma më I madh për kategorinë e parë. në këtë sektor, bileta në tregun e zi ka arritur shifrën e 4 500 euro, pra 36 me e lartë se cmimi zyrtar I uefas.
Qeveria e futbollit europian do të personalizojë biletat vetëm pak ditë para ndeshjes finale. Gjatë kësaj kohe, mbajtësit e biletave mund ta personalizojë ose ta transfertojë atë. Biletat do të dorëzohen nga UEFA përmes aplikacionit zyrtar të “UEFA Mobile tickets”. Mbajtësit e biletave do të duhet të shkarkojnë aplikacionin për të marrë kodin Kju QR të cilin do ta skanojnë në hyrje të stadiumit.
Pavarsisht se pak tifozë të fejnordit arritën të siguronin një biletë për në finale, ata kanë nisur organizimin për të mbështetur skuadrën e tyre në Tiranë. Kjo pasi bashkia e Roterdamit nuk ka lejuar festimet në shesh ne rast te fitimit te kompeticionit. Klubi ka ftuar të gjithë tifozët të shohin ndeshjen ne stadiumin e fejnordit teksa do te vendosen monitorë të mëdhenj. Një gjë e tillë nuk I ka ndalur grupet e tifozëve të cilët kanë marrë avionë me qira për të fluturuar drejt tiranës, ndërsa të shumtë do të udhëtojnë me makina. /abcnews.al