I bie pema mbi shtëpi, 23-vjeçari ndërron jetë

schedule02:00 - 19 Maj, 2022

schedule 02:00 - 19 Maj, 2022

Uruguai është goditur nga erëra të forta dhe dallgë të mëdha pasi një ciklon tropikal ka përfshirë Amerikën Latine ditët e fundit.

Si pasojë e ciklonit ka ndërruar jetë një 23-vjeçar, pasi nga erërat e forta një pemë ra mbi shtëpinë e tij në kryeqytetin, Montevideo, raporton BBC.

Rrugët buzë detit janë mbuluar me shkumë nga dallgët e mëdha.

Pasi goditi Uruguain, cikloni Yakecan u zhvendos në veri të Brazilit ku shkaktoi ndërprerje të energjisë elektrike.

/ABCNEWS.AL/