Koronavirusi ka krijuar një situatë të vështirë, sidomos për të moshuarit. Ata janë shtresa më e prekur nga COVID-19 dhe kanë nevojë për përkujdesje, ndihmë e dashuri. Iniciativat në këto kohë janë nga më të ndryshmet, por ajo që ka bërë klubi i Norëich është speciale.
Drejtuesit e skuadrës së Premier League ju kanë dhënë disa numra telefoni lojtarëve. Numra tifozësh të moshur, të cilët duhen ndihmuar. Diçka të tillë e rrëfen Tim Krul, portieri holandez i “Kanarinave”, për De Telegraaf.
“Çdo lojtar ka marrë nga klubi një kolonë me shumë numra të tifozëve të vjetër që kanë blerë abonimet këtë sezon. I telefonojmë dhe i pyesim nëse kanë ndonjë problem, psikologjik apo fizik, për ta sinjalizuar më pas tek autoritetet. Tifozët tanë zbaviten shumë kur bisedojmë për futboll me ta. Një fqinj i imi është 94 vjeç dhe së fundmi e kam ndihmuar për të bërë pazarin. Ishte një kënaqësi, për mua dhe për të”, përfundon porteri 31-vjeçar. /abcnews.al