Krimi në familje tronditi pasditen e sotme Divjakën, pasi burri vrau gruan dhe më pas veten.
Hekuran Rrasa qëlloi me armë gjahu gruan, Fëllënxë Rrasa duke e lënë të vdekur në vend dhe më pas vrau veten. Krimi ndodhi brenda shtëpisë.
Djali i çiftit, Leonard Rrasa nuk ka qenë në shtëpi në momentin që ndodhi krimi dhe kur ka shkuar i gjeti prindërit pa jetë.
21-vjeçari, i tronditur njoftoi policinë. Në dëshminë e parë para grupit hetimor i biri është shprehur se “shkak i ngjarjes mund të ketë qenë një konflikt i çastit”, pasi nuk kishin debate.
https://youtu.be/lYCXHSkSRjY
Të afërmit kanë hapur dyert e mortit. “ABC” ka siguruar pamjet, shtëpia është rrethuar nga forcat e policisë, ndërsa te familjarët ka pllakosur heshtja nga tronditja.
“ABC” mëson se nuk ka asnjë referim zyrtar në policinë e Fierit për konflikte mes bashkëshortëve dhe se gjithçka mund të lidhet me një konflikt të momentit./ db/Abcnews.al