I ati feston ditëlindjen, Ylli Limani e uron në mënyrën më të bukur

schedule22:02 - 18 Maj, 2021

schedule 22:02 - 18 Maj, 2021

Ylli Limani është një ndër personazhet më të dashur të ekranit shqiptar. Ylli spikati me talentin e tij në muzikë me pjesëmarrjen në “The Voice”, për t’u bërë më pas një ndër zërat më të pëlqyer të industrisë muzikore shqiptare.

Projektet e tij kanë bërë gjithmonë diferencën. Këngëtari është shumë aktiv në rrjete sociale, ku ndan shpeshherë detaje nga jeta e tij. Ditën e sotme, i ati Mufaili feston ditëlindjen dhe Ylli e ka uruar në mënyrën më të lezetshme të mundshme.

“Bab, urime 39-vjetori i ditëlindjes tënde të 18-të hehe..Të du ma së shumti“, janë fjalët e artistit krahas fotos të së atit. Kujtojmë që Mufail Limani është një emër jo pak i njohur pasi më parë ka qenë pjesë e grupit të njohur “Minatori”.

/abcnews.al