I arrestuar për ekzekutimin e dy binzesmenëve, Greqia kërkon ekstradimin e Eduart Lamajt

schedule11:33 - 31 Gusht, 2020

schedule 11:33 - 31 Gusht, 2020

Autoritetet greke kanë kërkuar ekstradimin e Eduart Lamajt i arrestuar në Shqipëri si i dyshuar për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Greqia e ka shpallur Lamajn në kërkim ndërkombëtar për veprat penale të pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Burime për gazetaren Glidona Daci bëjnë me dije se Lamaj i njohur edhe si Leandro Simoni, dyshohet si organizator i trafikut të 180 kg kokainë nga Amerika Latine me destinacion vendet e BE, sasi e cila u bllokua muaj më parë në portin e Pireut në Athinë.

Shqipëria nuk ka një marrëveshje ekstradimi me Greqinë, dhe për këtë arsye, ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, iu është drejtuar autoriteteve greke që çështja e tij të transferohet në vendin tonë.

“Ministria e Drejtësisë në referencë të njoftimit mbi shpalljen në kërkim ndërkombëtar të shtetasit shqiptar Eduart Lamaj alias Leandro Simoni nga autoritetet greke të drejtësisë, duke iu njoftuar mbi pamundësinë e ekstradimit nga Shqipëria në Greqi të këtij shtetasi për shkak të shtetësisë shqiptare, në mbështetje të nenit 6/2 të

“Konventës Europiane të Ekstradimit”, përcjell kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme, për transmetimin në origjinal ose kopje të njëhsuar me origjinalin, bashkë me përkthimin përkatës të të gjitha materialeve që lidhen me procedimin penal në ngarkim të këtij shtetasi me akuzën e veprës penale

“Organizatë kriminale dhe ” Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga legjilsacioni grek”, shkruhet në përgjigjen e Etilda Gjonajt/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!