I arrestuar për aferën me inceneratorin e Fierit, ndërron jetë Enver Sheshi

schedule16:11 - 8 Janar, 2023

schedule 16:11 - 8 Janar, 2023

Një prej të arrestuarve për aferën e incineratorëve ka ndërruar jetë në urgjencën e QSUT.

Enver Sheshi 59 vjeç u arrestua për inceneratorin e Fierit dhe ndodhej në burgun 313. Dyshohet se ai ndërroi jetë nga ataku kardiak, një orë pasi mbërriti në spital, pasditen e së shtunës.
Enver Sheshi akuzohej për veprën penale “Krijimi i skemave mashtruese në lidhje me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

Ai u arrestua më 16 nëntor për inceneratorin e Fierit së bashku me 10 persona të tjerë mes tyre edhe zëvëndës presidentin e Federatës shëqiptare të Futbollit, Arben Dervishaj, në cilësinë e mbikëqyrësit të punimeve të ndërtimit të inceneratorit të Fierit.

Enver Sheshi bëri disa herë kërkesë në Gjykatën e Posaçme në mënyrë që t’i ndryshohej masa e sigurisë ‘arrest me burg’ por nuk u pranua.
59 vjeçari Sheshi ishte administrator i kompanisë ‘Leli-17’ sh.p.k.

Për inceneratorin e Fierit, nga heimet e SPAK rezulton se janë paguar 4 milionë euro për punë që nuk u kryen asnjëherë. Dëmi i shkaktuar në buxhetin e shtetit në skemën e mashtrimit arrin në vlerën e 60 milionë lekëve.

Gjykata e Posaçme me kërkesë të SPAK firmosi 11 urdhër-arreste, për inceneratorin e Fierit, 10 arrest në burg dhe 1 në arrest shtëpie.
5 prej tyre u arrestuan, ndërsa 5 personat e tjerë u shpallën në kërkim, pasi rezultonin se ishin larguar jashtë vendit.

Në fund të dhjetorit të 2022, Prpkuroria e Posaçme mbylli hetimet dhe dorëzoi në gjykatën dosjen për ndërtimin dhe dhënien me koncension të Inceneratorit të Fierit duke marrë të pandehur 21 persona përfshi ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin socialist Alqi Bllako. Ata do të përballen me akuzat e korrupsionit, shpërdorimit të detyrës, pastrimit të parave, deri te krijimi i skemave mashtruese./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!