Gjykata e Prizrenit ka vendosur 40 ditë burg për Indrit Taullain, i cili u arrestua pak ditë më parë në Kosovë.
Burime për abcnews.al bëjnë me dije se vendimi për 40 ditë burg për Taullaun është për qëllim ekstradimi drejt Shqipërisë.
Taullai është një emër i njohur si njëri prej pjesëtarëve të rëndësishëm të Bandës së Durrësit, i cili është arrestuar me urdhër të SPAK.
LEXO EDHE: Taullai u arrestua në Kosovë për një krim të disa viteve më parë! Kapet dhe një person në Tiranë
Ndërkohë, në pranga është vënë dhe një tjetër person i cili dyshohet se ka qenë një nga bashkëpunëtorët e tij.
Taullau ka qenë i dënuar me 25 vite burg pasi u arrestua si pjesë e grupit “Banda e Durrësit” të cilët akuzohen për një sërë vrasjesh për hakmarrje ndaj grupeve kriminale rivale./abcnews.al