I anuluan golin e rregullt të Luis Diaz, gjyqtarët e VAR marrin dënim qesharak

schedule12:06 - 2 Tetor, 2023

schedule 12:06 - 2 Tetor, 2023

Gjyqtarët anglezë Darren England dhe Dan Cook, të cilët ishin gjyqtarë të VAR në ndeshjen e Premier League mes Tottenham dhe Liverpool, mësuan dënimin për dëmin që i bënë skuadrës së Klopp.

England dhe Cook anuluan golin e pastër të Liverpool në minutën e 34’ kur rezultati ishte 0-0. Salah bëri një punë fantastike për kolumbianin, i cili më pas doli i vetëm përballë portierit vendas dhe shënoi, por anësori akordoi një pozicion jashtë loje.

Gjyqtari kryesor, Simon Hooper, pas vetëm 40 sekondash bisedë me dhomën e VAR-it, aprovoi pozicionin e parregullt dhe anuloi golin edhe pse pandihmën e teknologjisë mund të kuptohej se nuk ishte jashtë loje.

Dënimi që morën dy gjyqtarët e VAR ishte me dy ditë pezullim. Organizata e Arbitrave ka njoftuar se England dhe Cook janë përjashtuar nga ndeshja mes Nottingham dhe Brentford e cila u luajt mbrëmë dhe nga sfida Fulham-Chelsea e cila luhet sot.

Dënimi është tepër i butë dhe Liverpool së bashku me tifozët e tij janë tepër të revoltuar, madje dje në mbrëmje klubi i kuq lëshoi edhe një deklaratë zyrtare në lidhje me këtë çështje./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!