Dyshohet të ketë organizuar vrasjen e Behar Sofisë në Tiranë, Apeli lë në burg Skënder Vathin

schedule12:59 - 6 Prill, 2021

schedule 12:59 - 6 Prill, 2021

Gjykata e Apelit në Tiranë ka lënë në burg Skënder Vathin, i akuzuar si organizator i vrasjes së Behar Sofisë.

Vathi kërkoi ndryshim të masës së sigurisë nga “arrest me burg” në masë më të lehtësuar, por Apeli e rrëzoi kërkesën. Vathi nuk e pranoi në asnjë moment akuzën e ngritur nga prokuroria. Ndërkohë, tre të dyshuarit e tjerë Leonard Xhixha, Xhuliano Visha dhe Ernejt Shyti nuk kanë bëre ankim të masë së sigurisë.

Lexo edhe: VIDEO/ Hapat e fundit të Behar Sofisë, si e ndjek ekzekutori duke u hequr si “çalaman”, i kalon ngjitur

 

Kujtojmë se Behar Sofia u ekzekutua në 25 shkurt në anë të Lanës në Tiranë. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit duke u parë nga një numër i madh kalimtarësh në zonë. Pas kapjes së organizatorëve, policia është në kërkim të porositësve të vrasjes së Behar Sofisë, i cili ishte arrestuar dhe hetuar më herët për parë të lëndëve narkotike. sb/abcnews.al/