Gjykata e Apelit në Durrës ka pushuar çështjen ndaj Florenc Çapjas, i cili akuzohej për vepren penale “Vrasje e mbetur në tentativë” ndaj ish-efektivit të policisë Fadil Mema.
Sot gjykata e Apelit në Durrës, e kryesuar nga Anita Mici gjatë zhvillimit të seancës gjyqësore, ka vendosur të lerë në fuqi vendimin e shkallës së parë, të gjyqtarit Tomor Kullolli, i cili në 20 nëntor 2019 vendosi të pushojë akuzat e ngritura nga prokuroria për Çapjan.
Prokuroria e Elbasanit e akuzonte për veprën penale të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje e armëve luftarake”.
Florenc Çapja, ishte duke u gjykuar në gjykatën Apelit në Durrës, pas ankimimit të bërë nga prokuroria e Elbasanit, ndaj vendimit të datës 20 nëntor 2019 të marrë nga gjyqtari Tomor Kullolli, i cili gjatë një seance paraprake vendosi të pushojë dy akuzat e ngritura nga prokuroria, atë të “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve”, duke urdhëruar lirimin nga qelia të Florenc Çapjes. /abcnews.al/