INjë ish-diplomat amerikan, i cili kishte shërbyer si ambasador i SHBA-së në Bolivi, është deklaruar fajtor se ka punuar si agjent i Kubës për më shumë se 40 vjet.
Victor Manuel Rocha, 73 vjeç, u akuzua për dhënien e informacioneve në mënyrë të fshehtë qeverisë kubane të drejtuar nga komunistët që nga viti 1981, ndërsa punonte për departamentin e shtetit të SHBA.
Të enjten, ai ndryshoi deklaratën e tij fillestare në një gjykatë në Miami. Ai do të dënohet në një seancë dëgjimore më 12 prill. Ky është një nga rastet të profilit më të lartë midis Kubës dhe SHBA-së.
Kur gjykatësi Beth Bloom e pyeti nëse dëshironte ta ndryshonte deklaratën e tij në faj, ai u përgjigj: I nderuar, jam dakord.
Ai akuzohet për shkelje të Aktit të Regjistrimit të Agjentëve të Huaj duke vepruar si agjent i huaj, mashtrim dhe për deklarata të rreme për të marrë një pasaportë amerikane.
Provat e mbledhura nga hetuesit përfshijnë regjistrime të fshehta të Rocha duke pranuar se ka punuar për Kubën për dekada, duke lavdëruar liderin e ndjerë kuban, Fidel Castro si “komandant” dhe duke i quajtur Shtetet e Bashkuara “armik”.
Nuk është diskutuar ende në gjykatë për dënimin e Rocha ose nëse ai pranoi një marrëveshje për pranimin e fajësisë në këmbim të bashkëpunimit të tij.
SHBA dhe Kuba kanë pasur një marrëdhënie të tensionuar që kur Fidel Castro përmbysi një qeveri të mbështetur nga SHBA mbi 60 vjet më parë.
SHBA vendosi një embargo tregtare kundër Kubës në vitet 1960. Ish-presidenti Barack Obama dhe ish-presidenti kuban Raul Castro morën hapa për normalizimin e marrëdhënieve në vitin 2015, megjithëse ish-presidenti i SHBA-së Donald Trump më vonë anuloi shumë nga këto veprime.
I lindur në Kolumbi, Rocha u rrit në Neë York City dhe u diplomua nga Yale, Harvard dhe Georgetoën.
Ai punoi si ambasador i SHBA-së në Bolivi nga viti 1999 deri në 2002, sipas prokurorëve, dhe shërbeu në disa role qeveritare duke përfshirë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare për 25 vjet.
Përveç Bolivisë, ai ka shërbyer edhe në poste të ndryshme në Argjentinë, Honduras, Meksikë dhe Republikën Domenikane.
Pas largimit nga shërbimi diplomatik, ai vazhdoi në një punë konsulente fitimprurëse private si këshilltar special i Komandës Jugore të SHBA-së, pjesa e ushtrisë amerikane që mbikëqyr Kubën.
/abcnews.al