I akuzuar për spiunazh, Gjykata e Romës dënon me 30 vjet burg oficerin e Marinës, Walter Bolt

schedule10:19 - 10 Mars, 2023

schedule 10:19 - 10 Mars, 2023

Gjykata Ushtarake e Romës ka dënuar me 30 vjet burg Walter Biot, oficerin e Marinës, i akuzuar për spiunazh.

Biot është arrestuar dy vjet më parë, në një parking në Romë, teksa i dorëzonte dokumente sekrete një zyrtari të ambasadës ruse në Itali në këmbim të parave.

Prokuroria Ushtarake e Romës kishte kërkuar dënim me burgim të përjetshëm për oficerin e marinës, gjithashtu kishte paraqitur në seancën gjyqësore pamje të filmuara nga dy kamera në zyrën e Biot, ku ky i fundit fotografonte ekranin e kompjuterit të zyrës dhe një sërë dokumentesh me celular, më pas fsheh kartën e memories në një kuti me ilaçe dhe i fut në çantën e shpinës.

Ndër 19 dokumentet e fotografuara nga Walter Biot, kishte disa dokumente të klasifikuara të NATO-s dhe një dokument “Top-sekret.

Avokati i mbrojtës, Roberto De Vita u shpreh se Walter Biot nuk kishte asnjë mundësi të tregonte pafajësinë, dhe tha se do ta vazhdojë luftën derisa klienti i tij të rikthehet me nder në Marinë.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!