I akuzuar për shpërdorim detyre, kalon për gjykim dosja për ish kryebashkiakun e Lushnjes

schedule12:51 - 24 Shkurt, 2022

schedule 12:51 - 24 Shkurt, 2022

Gjykata e Posaçme këtë të enjte ka pranuar kërkesën e SPAK dhe ka kaluar për gjykim dosjen ndaj ish kryebashkiakut të Lushnjes dhe 11 të pandehurve të tjerë. Ndaj tyre Prokuroria e Posaçme ka ngritur akuzat e   shpërdorimit të detyrës dhe shkelje të barazisë në tendera.

Ndërkaq kujtojmë se të pandehur për këtë çështje përveç ish kryebashkiakut Tushe, janë marrë, Flamur Peqini, Xhemal Hasko, Blerta Turuku, Ani Simoni, Andri Mushaj, Margarita Gjermeni, Bujar Murati, Ibrahim Lami, Xhemal Hasko dhe Gazment Çela. Ata dyshohet se abuzuan me një tender me vlere 24 milion leket për rehabilitimin e një kanali vaditës.

Arrestimi i Tushes u bë me urdhër të SPAK lidhur me një tender me vlerë rreth 23 milionë lekë par rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. SPAK pretendon se ish kryebashkiaku i Lushnjes, ka kryer shkelje për dhënien në favor të miqve tenderin prej 23 milionë lekësh.

LEXO EDHE: Ra në pranga për tenderin e kanalit vaditës, Fatos Tushe kërkon pavlefshmëri përgjimesh

Sipas SPAK  ndonëse fituese u shpall ‘Euro Alb’, punimet për rehabilitimin e kanalit vaditës i kreu shoqëria e Ibrahim Lamit, i cili shfaqej shpesh në biseda dhe përgjime, si dhe etiketohet si ‘miku’ i ish kryebashkiakut. Një tjetër episod  kundër ish kryebashkiakut lidhet me një telefonatë në të cilën një banor i kërkon ndihmë sepse një inspektor i kishte pezulluar ndërtimin e banesës, dhe ai i përgjigjet “Thuaji që fola me shefin”.

Ndërkohë kujtojmë se arrestimi i Tushes u bë lidhur me një tender me vlerë rreth 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës në fshatrat Bishqethëm dhe Bitaj. Nga hetimet dhe përgjimet e Prokurorisë së Posaçme të nisura në 2020-ën rezulton Fatos Tushe ka shpërdoruar detyrën në tre raste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!