Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për shpërdorim detyre dhe falsifikim, ekstradohet nga Italia lezhjani

schedule13:37 - 18 Korrik, 2021

schedule 13:37 - 18 Korrik, 2021

Një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Italia drejt vendit tonë. sipas uniformave blu i krye ekstradimi i B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë të fundit gjykata e Lezhës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Njoftimi i policisë:

Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar kapet dhe ekstradohet falë bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Romën.

Nga specialistët e Zyrës Qendrore Kombëtare Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Italia drejt vendit tonë, i shtetasit B. C., banues  në Lezhë.

Për këtë shtetas, në vitin 2018, Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve”, Falsifikimi i formularëve, vulave ose stampave” dhe “Shpërdorimi i tokës”, të kryera në bashkëpunim.

Personi i ekstraduar në PKK Rinas iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!