I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori Sota: S’më kanë paguar qira, qëndroja te vëllai

schedule16:51 - 4 Korrik, 2021

schedule 16:51 - 4 Korrik, 2021

Prokurori Maksim Sota, i akuzuar si i përfshirë në një grup kriminal ka hedhur poshtë pretendimet e gjykatës se i kanë paguar qiranë në Vlorë, duke deklaruar se ka qëndruar në shtëpinë e vëllait të tij. Gazetarja e ABC Xhensila Kodra ka zbardhur pretendimet e prokurorit para togave të zeza, ku ai thekson se që prej vitit 2010 la qëndruar në një apartament të blerë nga vëllai i tij Ilir Sota, i përdorur edhe nga familjarët e tij në periudhën e verës. Ai thekson se nuk ka dijeni nëse personat e përfshirë në veprimtari kriminale, kanë paguar qira te vëllai i tij dhe nëse kjo gjë verifikohet do të mbajë përgjegjësi ligjore.

“Në qytetin e Vlorës nuk kam marrë ndonjëherë banesë me qera, me kontratë apo pa kontratë formale dhe as kam poseduar banesë të ndonjë prej personave të tjerë të përmendur apo jo në këtë këtë vendim, apo persona të tjerë të tretë; Që prej vitin 2010 kam qëndruar herë pas herë, sidomos në rastet e ditëve të gadishmërisë, por jo vetëm, në një apartament të blerë nga vëllai im Ilir SOTA dhe të përdorur edhe nga familjarët e mi (prindërit) në periudhat e verës; Këtë apartament dhe qëndrimin tim në të, e kam deklaruar edhe në Inspektoriatin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave që në vitin 2011-2012;

Po kështu, këtë apartament vëllai e disponon edhe aktualisht dhe ndodhet në Hyrjen e Lagjes Plazhi i Vjetër, pranë Portit Detar Vlorë; Nqs këta persona kanë paguar qera tek vëllai im, për qëndrimin tim në këtë apartament, deklaroj se nuk jam në dijeni të këtij fakti dhe do të mbaj përgjegjësi ligjore nqs ky fakt qëndron i vërtetë”, ka deklaruar ai.

LEXO EDHE: Zyrtarët e policisë të arrestuar në megaoperacion mundësonin trafikun e drogës nga Shqipëria në Itali

Prokurori mohon të ketë njohje me dy bashkëpunëtorët e drejtësisë Donial Drolli dhe Mariglen Shusha, apo Elton Hamzan të cilët sipas gjykatës kanë deklaruar se Sota ka njohur me drejtuesin e bandës Ilirian Zaimi. Ai shprehet se ka pasur asnjëherë njohje me ta apo udhëtime të përbashkëta.

“Këta shtetas nuk i njoh as si emra dhe as si persona nga karakteristikat fizike, Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë njohje, lidhje apo kontakte në çfarëdo mënyre dhe forme me këta persona; Deklaroj se nuk kam patur asnjëherë udhëtime të përbashkëta apo për qëllime të përbashkëta, brenda apo për jashtë shtetit, me këta persona;

Deklaroj me përgjegjesi të plotë se unë dhe familjarët e mi nuk kemi patur asnjë marrëdhënie financiare shit-blerje, huaje, huapërdorje apo marrëdhënie bisnesi me këta shtetas, brenda apo jashtë shtetit; Deklaroj me përgjigjësi të plotë ligjore se në funksionin tim si prokuror në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, nuk kam patur në shqyrtim proçedime penale në të cilat të ketë qënë person nën hetim apo/ose të pandehur këta shtetas”, ka deklaruar ai.

Ai ka mohuar të ketë lidhje apo shoqëri të ngushtë me trafikantin Ilirjan Duçellari (Zaimi), duke theksuar atë e njeh vetëm përmes miqve të përbashkët në vitet e Universitetit. Prokurori shton se është takuar vetëm disa herë me Duçellarin në prezencë edhe të personave të tjerë në lokalin në pronësi të tij ku shkon edhe gjyqtar, prokurorisë apo punonjës policie për shkak të ambientit dhe kafes që shërbehej aty. Sota shton se hera e fundit kur është takuar me Duçallarin ka qenë në fund të vitit 2018 në ambientet e lokalit kur ai ka shkuar për të konsumuar kafe.

“Shtetasin Ilirjan DUÇELLARI Zaimi e “njoh” vetëm si person dhe se nuk kam patur dhe as kam “lidhje”, shoqëri të ngushtë, miqësi apo krushqi të afërt me të, unë dhe familjarët e mi; Deklaroj me përgjigjesi të plotë ligjore dhe morale se njohja ime me këtë shtetas ka qënë rastësore dhe indirekte rreth viteve 2010-2011, nga një shok i imi i ngushtë që në vitet e Universitetit, i quajtur R.Xh, pasi ky i fundit dhe shtetasi Ilirjan Duçellari janë të dy me origjinë nga Skrapari dhe kishin njohje midis tyre;

Deklaroj me përgjegjësi se këtë shtetas e kam takuar rrallë dhe jo vetëm për vetëm, për shkak se nuk kisha njohje të drejtëpërdrejtë me të, në një ambjent Lokal Bar Kafe e quajtur Kei Kafe në qytetin e Vlorës, të cilin e kam frekuentuar për të pirë kafe me shokët të mi, të quajtur R.Xh, K.B, M.F, R.E;

Frekuentimi i këtij lokali nuk ka qënë i shpeshtë, por në ditë të caktuara kur unë qëndroja për të fjetur në qytetin e Vlorës (ditë gadishmërie) së bashku me shokët e mi që kam përmendur më sipër, të cilët edhe ata kanë qënë të punësuar në Vlorë, por me banim në qytetin e Tiranës;

Deklaroj se kisha dijeni se ky lokal ishte në pronësi të shtetasit Ilirjan Duçellari Zaimi dhe dua të theksoj gjithashtu se ky lokal, ashtu si edhe unë apo shokët e mi, frekuentohej edhe nga persona të tjerë prokuror, gjyqtar apo punonjës policie, për shkak të cilësisë së ambjentit dhe kafes që shërbehej;

Frekuentimi i këtij lokali duhet të ketë qënë rreth viteve 2016 – 2018; Deklaroj se me shtetasin Ilirjan Duçellari Zaimi nuk kam patur asnjëherë udhëtime të përbashkëta apo për qëllime të përbashkëta, brenda apo për jashtë shtetit;  Deklaroj se hera e fundit që unë e kam parë apo takuar jo drejtëpërdrejt shtetasin Ilirjan Zaimi, në mos gaboj, ka qënë rreth fundit të vitit 2018 dhe ka qënë gjithmonë kur kam qënë për kafe në ambjentet e Lokalit Kei Kafe”, është shprehur ai.

Maksim Sota akuzohet për shpërdorim detyre dhe aktualisht ndodhet ‘në arrest shtëpie’. Sipas dosjes nga deklarimet e bashkëpunëtorëve të drejtësisë Donial Droli dhe Maringlen Shusha, drejtuesi i grupit kriminal shqiptar Ilirjan Duçellari (Zaimi), arrestuar në Shqipëri në korrik 2020, kishte lidhje me prokurorin, madje i kishte siguruar një shtëpi me qira të cilën e paguante trafikanti, kur Maksim Sota jetonte bashkë me Maringlen Shushaj. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!