Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

I akuzuar për përfshirje në grup kriminal, prokurori i Vlorës: SPAK nuk është thelluar në hetim

schedule14:35 - 4 Korrik, 2021

schedule 14:35 - 4 Korrik, 2021

Këtë të dielë në Gjykatën e Posaçme do të jepet vendimi për 28 të arrestuarit të përfshirë në trafikun ndërkombëtarë të narkotikëve.

Mes të arrestuarve është dhe prokurori i Vlorës, Maksim Sota dhe zyrtarë të tjerë të policisë.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se prokurori Sota para grupit gjyqësor ka theksuar se SPAK nuk është thelluar në hetim.

LEXO EDHE: Operacioni ndërkombëtar, bashkëpunëtorët e policisë: Maksim Sota shok me kreun e bandës së drogës

Janë përmendur prokurore me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota.

Ndërkohë në dosjen hetimore të siguruar nga abcnews.al mësohet se prokurori kishte lidhje dhe ishte shok me kreun e grupit kriminal  Ilirjan Ducellari (Zaimi), të cilin e ka ndihmuar që të eliminonte problemet me drejtësinë. /abcneës.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!