I akuzuar për një sërë aktesh kundër luftës në Ukrainë, dënohet me 15 vite burg aktivisti rus

schedule15:54 - 3 Maj, 2024

schedule 15:54 - 3 Maj, 2024

Një gjykatë ushtarake ruse dënoi të premten një aktivist kundër luftës me 15 vite burg për disa krime, duke përfshirë djegien e një stacioni ushtarak dhe përdhosjen e varreve të ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë.

Në një deklaratë, gjykata e identifikoi Angel Nikolaev si “një kundërshtar të mobilizimit” dhe ofroi një listë të gjatë të krimeve të tij që daton pothuajse dy vjet më parë. Në dy raste të ndara, Nikolayev pikturoi me spraj “simbole vizualisht të ngjashme me nazistët” në flamujt rusë të mbështjellë mbi varret e ushtarëve të vrarë në Ukrainë, tha gjykata.

Gjykata tha se Nikolaev i vuri zjarrin një qendre rekrutimi ushtarak në Khabarovsk, duke e cilësuar si një akt terrorist. Sipas grupit rus të të drejtave OVD-Info, që nga fillimi i pushtimit në shkallë të gjerë të Moskës në shkurt 2022, më shumë se 20,000 njerëz janë arrestuar në Rusi për shprehjen e qëndrimeve kundër luftës.

Kjo shifër përfshin të arrestuarit për krime jo të dhunshme, të tilla si postimi i opinioneve negative për ushtrinë ruse në internet ose dhënia e intervistave me gazetarët për luftën./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!