Është normale që skuadrat e kreut si Partizani dhe Kukësi të gabojnë. Ky është mendimi i trajnerit Hysen Dedja, i cili bën një analizë për Superligën, në intervistën për Abc News-in.
Polemika, nerva, por për fat jo grushte. Superliga shqiptare mbylli fazën e tretë, njëlloj sikur po shkon drejt fundit të sezonit, dhe normalisht është koha për një analizë, të cilën e bën trajneri Hysen Dedja, në intervistën për Abc News-in.
Trajneri me përvojë gjykoi se ishte normale që Kastrioti të mundte Kukësin, ndërsa thotë se nuk u habit nga gabimet e Partizanit.
Dedja: “Shikoj që ka pak lojtarë, është ky grup kjo 11-she që në fillimet e Kampionatit, në takimet e kupës, në miqësore dhe këta janë lojtarë shumë të rinj dhe janë të ngarkuar nga ana psikologjike dhe fizike dhe pritej në momente të veçanta që të kishin një ndeshje të tillë”.
Trajneri shkodran ndalet sidomos tek Tirana, duke thënë se rënia nisi që në ndeshjen e kampionatit ndaj Laçit.
Dedja: “Kishte 2-3 minuta lojë dhe ishin 5-6 lojtarë të Tiranës në stol duke qenë kundërshtari me 10 lojtarë , dhe që në atë moment merr atë gol dhe humbja në Kupë, humbja në Vlorë dhe më pas fillojnë debatet dhe trajneri duhet të ishte shumë i kujdesshëm e disa deklarata. Drejtuesit, Presidenti, trajneri dhe drejtori teknik duhet të përçojnë tek skuadra të imazhin që ne duhet të përballemi vetëm me fushën e blertë”.
Sa seriozisht rrezikon Tirana, sipas Dedjes?
Dedja: “Po të bisedoja me drejtuesit e Tiranës ose me sportdashësit e Tiranës para 3 javësh do të thonin se ne jemi për Evropë. Sot çohen në një ditë të bukur dhe mendojnë se ne më duket se po shkojmë si një vit më parë”.
Kryefjalë e javëve të fundit kanë qenë aleancat. Kështu si po shkon sezoni, Dedjes nuk i duket e lehtë që të realizohen.
Dedja: “Ata që bien nga kategoria por janë edhe 4-5 skuadra që kanë pretendime për të na përfaqësuar në Evropë. Më duken shanset e vogla për të qenë në aleanca dhe nuk e mohoj që mund të bëhen këto aleanca, për shembull Partizani e ka zgjidhur problemin e daljes kampion”./abcnews.al