Elseid Hysaj është një hap larg Lazios, sikurse raporton së fundmi eksperti i merkatos në Itali, Alfredo Pedulla.
Shkodrani do të jetë afrimi i parë i klubit kryeqytetas në epokën “Sarri”. Trajneri italian e njeh mirë Hysajn, pasi e ka pasur në skuadër tek Empoli dhe më pas edhe te Napoli.
Hysaj pritet të firmosë një kontratë 4-vjeçare, me opsion edhe për një vit tjetër shtesë. Këtë javë pritet të ketë një takim mes palëve, për të hedhur më pas edhe firmën mbi marrëveshje. /abcnews.al