Derbi i Milanos është sfida më e rëndësishme e javës së katërt në Serie A, por jo më pak spektakolare është edhe dueli Napoli-Atalanta (sot, 15:00). Elseid Hysaj dhe Amir Rrahmani nga njëra anë dhe Berat Gjimshiti nga ana tjetër.
Trajneri i kombëtares kuqezi, Edi Reja ka qenë trajner i dy skuadrave të Serie A dhe ka analizuar takimin e sotëm në një prononcim për Gazzetta dello Sport. “Do të shohim një sfidë shumë të bukur, nga ata që i bëjnë mirë futbollit.
Do të ndeshen mes tyre dy skuadra që nuk e njohin frikën dhe u pëlqen të luajnë një futboll të hapur. Atalanta është më e fortë, por do triumfojë ai ekip që gabon më pak. Nëse nuk do të jetë i lodhur, mendoj se Papu Gomez do të jetë deciziv. Te Napoli duhet patur kujdes nga Lozano“, deklaron Reja. /abcnews.al