Lazio ka nxjerrë jashtë planeve Elseid Hysajn, por për mbrojtësin nuk ka mbërritur ende asnjë ofertë në klub dhe tani për “Bardhekaltërit”, ky është kthyer në problem serioz dhe tashmë ka mbetur e paqartë se ku do të vijojë karrierën.
Siç raportojnë mediat italiane, për Hysajn kanë shprehur interesim dhe po marrin informacione te “Shqiponjat” romake vetëm disa klube nga Arabia Saudite dhe Katari, por asnjë prej tyre nuk ka bërë hapin konkret, duke sjellë jo pak telashe tek italianët.
Rroga e lartë e Hysajt, pengon që për momentin klubi të bëjë një lëvizje për të afruar futbollistë të tjerë në krahët e mbrojtjes. Italianët kanë një akord me futbollistin shqiptar që ta lënë të largohet si lojtar i lirë nëse merr një ofertë që i intereson, pasi në këtë mënyrë shpëtojnë nga rroga e tij që kalon 2 milion eurot në sezon. /i.m /abcnews.al