Mbrëmje për t’u harruar për Shqipërinë. Lituania na mposhti 1-0 në “Air Albania” dhe kuqezinjtë kthehen me këmbë në tokë pas fitores në Minsk kundër Bjellorusisë. Kapiteni i ekipit kombëtar, Elseid Hysaj, i cili u ndëshkua me të kuqe, analizoi disfatën në një prononcim për RTSH.
“Nuk kishim asnjë rast për të shënuar. Ata luanin shumë mirë me topin. Problemi te ne ishte gjendja fizike, diçka që ndikoi, pati ndikim. Nuk krijuam asnjë rast dhe nuk meritonim fitoren.
Kartonin e parë mund të them se e meritova, nuk e kuptova këtë të dytin, pasi kundërshtari më shumë simuloi. Ne donim ta fitonim ndeshjen, por nuk na shkoi mirë.
Në ndeshjet e radhës do jemi më mirë, pasi lojtarët do marrin më shumë minuta dhe do jenë gati. Ne kemi punuar shumë në stërvitje dhe i kisha kërkuar Mihajt për të qenë më përpara, për të rrezikuar më shumë”, u shpreh Hysaj. /abcnews.al