Elseid Hysaj, pas ndeshjes me Andorrën, në Supersport u shpreh: “Duhet të ishim më të fortë me mentalitet. E morëm lehtë. Ta kemi mësim për herët e tjera, duhet përqendrim më i madh me skuadrat e vogla”.
“Me Francën do të jemi më të përqendruar. Të gjithë mezi e presin atë ndeshje. Duhet të jemi më të qetë, pasi kemi treguar vlera këto. Duhet të jemi më fortë në ndeshjen e radhës në mentalitet”, shtoi shkodrani.
“Goli i dytë? Kur je duke vrapuar, është e vështirë të kthehesh mbrapsht. Duhet të vijnë mesfushorët. E shënuan me fat, mesfushorët e radhën. E preku Ramadani dhe shkoi në portë pastaj në portë”, përfundoi Hysaj. /abcnews.al