“Hyrja e De Bruyne ndryshoi gjithçka”, Lukaku: E merituam fitoren, por nuk ishte ndeshja më e mirë

schedule21:55 - 17 Qershor, 2021

schedule 21:55 - 17 Qershor, 2021

Romelu Lukaku nuk shënoi sot në përmbysjen ndaj Danimarkës, por ishte një nga më të mirët në fushë, duke qenë protagonist te të dy golat me lëvizjet dhe pasimet e tij. Pas ndeshjes UEFA e vlerësoi si më të mirin e ndeshjes. Ai foli për Sky Sport dhe tregoi përshtypjet pas ndeshjes.

“Ishte ndeshje e vështirë, e dinim se do ishte kështu. Danimarka e nisi ndeshjen mirë, duke bërë një pjesë të parë të shkëlqyer pas gjithë asaj që përjetuan. Më pas e merituam atë përmbysje në pjesën e dytë, edhe pse nuk ishte ndeshja jonë më e mirë.

Hyrja e De Bruyne? Me të në fushë qarkullimi ynë i topit u përmirësua. Falë hyrjes së tij në lojë, mundëm të gjenim më shumë hapësirë. Stadiumi i Kopenhagen plot? Sigurisht që kishte ndryshim për mirë, veçanërisht në fillim, ishte shumë bukur”, u shpreh Lukaku. /abcnews.al