Hyri në rrënoja për të shpëtuar jetë njerëzish, kush është mjeku hero, e dekoron Meta

schedule12:17 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 12:17 - 27 Dhjetor, 2019

Presidenti i Republikës Ilir Meta në rrjetin social “Facebook” ka shprehur mirënjohjen për mjekun Grei Malo i cili dha ndihmën e tij për të shpëtuar banorët e mbetur në rrënoja në zonat e dëmtuara nga tërmeti.

Presidenti Meta e ka nderuar sot me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun Grei Malo, te cilin e ka cilesuar hero.

Meta thekson se Malo spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.

Statusi:

Me nderim dhe mirënjohje të thellë, pata sot privilegjin të vlerësoja me Titullin e lartë “Për Merita të Veçanta Civile”, mjekun hero Grei Malo, i cili zbriti në terren menjëherë pas goditjes së tërmetit tragjik të 26 nëntorit, duke hyrë nën rrënoja e shpëtuar jetë njerëzish në të gjitha zonat e dëmtuara, dhe spikati me kontributin e tij të veçantë humanitar si anëtar i Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile, për shpëtimin e të riut Klajdi Qato.
Mirënjohje Grei Malos që dha një shembull të jashtëzakonshëm të sakrificës dhe profesionalizmit, duke na bërë krenarë dhe gëzuar respektin e të gjithë shqiptarëve!
Mirënjohje të gjithë anëtarëve të Qendrës Vullnetare të Emergjencave Civile!/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!