Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Hynë fshehurazi për të pirë një birrë te Koloseu në Romë, gjobiten turistët amerikanë

schedule12:25 - 18 Nëntor, 2021

schedule 12:25 - 18 Nëntor, 2021

Dy turistëve amerikanë u kushtoi 800 euro një birrë në Romë, për shkak të shkeljes së rregullave të hyrjes në Koloseu- një nga faturat më të shtrenjta të pijeve në historinë e kryeqytetit italian, shkruan BBC

Çifti i turistëve, rreth të 20-ave, hynë në Kolese në orët e para të mëngjesit të së hënës për të shijuar nga një birrë. Ata u panë të ulur në brezin e dytë të amfiteatrit antik rreth orës 05:30 minuta. Por hyrja në pikën historike pothuajse 2000-vjeçare është e ndaluar gjatë natës, kështu që ata u gjobitën me 800 euro secili për hyrje ilegale.

Ndërsa pandemia e koronavirusit ka dëmtuar turizmin, Koloseu mbetet një nga monumentet më të vizituara të Italisë. Ishte amfiteatri më i madh në Perandorinë Romake, i famshëm për organizimin e luftimeve gladiatorësh dhe spektakleve të tjera publike para turmave prej dhjetëra mijërash.



Në 2019, rreth 7,6 milionë vizitorë vizituan Koloseun.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!