TIRANË – Gëzim Ademaj i cili pritet të hyjë në parlament në radhët e opozitës, duke marrë mandatin e dorëzuar nga Fation Veizaj, thotë se ashtu sin ë fushatë do të jetë pjesë e grupit parlamentar të Partisë Demokratike por nuk do të heqë dorë nga cështja came.
“Kam qenë në fushatë i përfaqësuar nga PD, dhe i mbështetur nga PDIU. Ashtu si në fushatë do qëndroj me PD, do qëndroj me grupin parlamentar të PD. Për mua është një grup.
Vi nga shoqëria civile, nuk jam marrë me politikë. Është për tu përshëndetur kjo hyrje. Nuk jam as politikan as biznesmen, jam thjesht një punonjës i diplomuar.” – u shpreh Ademaj, ndërsa theksoi se do të jetë pjesë konsensuale me të gjitha krahët.
Ndër të tjera Ademaj e konsideroi një moment të vështirë marrjen e mandatit në këtë situatë, situatë që nuk do ia uronte askujt./abcnews.al