Hungaria “rebelja” e BE-së për sanksionet ruse, Von der Leyen i shkon Orbanit për vizitë

schedule22:02 - 9 Maj, 2022

schedule 22:02 - 9 Maj, 2022

Shefja e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen do të udhëtojë së shpejti në Hungari për t’u takuar me kryeministrin Viktor Orban.

Dyshja do të diskutojnë çështje që lidhen me sigurinë evropiane të furnizimit me energji, tha një zëdhënës i KE.

Hungaria është një nga disa shtete anëtare të BE-së që kundërshtojnë propozimet për një raund të gjashtë të sanksioneve ndaj Rusisë, si përgjigje ndaj luftës në Ukrainë.

Sanksioni i fundit do të heqë gradualisht përdorimin e naftës së papërpunuar ruse në të gjithë BE-në brenda gjashtë muajve, megjithëse Hungarisë do t’i jepet afat deri në fund të vitit 2023 për të ndaluar përdorimin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!