Hungaria raporton 2 rastet e para të variantit indian

schedule13:51 - 28 Maj, 2021

schedule 13:51 - 28 Maj, 2021

Hungaria ka raportuar dy rastet e para të variantit indian. Vendi i Europës Qendrore është nga më të prekurit për shkak të pandemisë, pasi në bazë të dhënave nga Universiteti Johns Hopkins është vendi me numrin më të lartë të viktimave për 100,000 banorë.

“Varianti indian është zbuluar në Hungari, dhe  sipas ekspertëve ne nuk mund të përjashtojmë mundësinë e një vale të re të pandemisë,” tha në një konferencë për shtyp Istvan Gyorgy, zv / ministër dhe shef i task forcës të vaksinave.

Kirurgia e Përgjithshme Cecilia Muller shtoi se një nga dy pacientët është shëruar tashmë./abcnews.al