Hungaria pranë një marrëveshje për zhbllokimin fondeve të BE-së

schedule10:35 - 24 Mars, 2023

schedule 10:35 - 24 Mars, 2023

Hungaria pritet të nënshkruajë një marrëveshjeje me Bashkimin Europian që do ta afronte atë një hap më pranë aksesit të pothuajse 28 miliardë euro në fondet e ngrira për shkak të shqetësimeve për sundimin e ligjit dhe të drejtat themelore.

Krahu ekzekutiv i BE-së pritet t’i përgjigjet propozimeve hungareze për reformat kyçe në drejtësi në fillim të javës së ardhshme, sipas Janos Boka, i dërguari i kryeministrit hungarez Viktor Orban në BE.

Nëse miratohen, ato mund të ratifikohen nga parlamenti i Hungarisë në mes të prillit, duke hequr kështu një pengesë të madhe drejt zhbllokimit të 5.8 miliardë eurove nga plani i rimëkëmbjes së pandemisë së BE-së në gjysmën e dytë të këtij viti.

“Ne jemi shumë afër një marrëveshjeje,” tha në një intervistë Boka, i cili është gjithashtu sekretar i shtetit në Ministrinë e Drejtësisë.

Diskutimet mbi një marrëveshje po përparojnë dhe  marrëveshja mund të arrihet në ditët në vijim, sipas një zyrtari të BE-së, i cili foli në kushte anonimiteti sepse bisedimet nuk janë zyrtare.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian Christian Wigand tha se negociatat janë në vazhdim. BE kapi në befasi Orban duke ngrirë fondet e rimëkëmbjes vitin e kaluar në një përpjekje për ta detyruar atë të anulojë një sërë ligjesh dhe ndryshimesh kushtetuese që komisioni tha se minojnë pavarësinë e gjyqësorit dhe sundimin e ligjit.

Në një proces të veçantë, ngriu 22 miliardë euro në të ashtuquajturat fonde kohezioni për shqetësimet rreth çështjeve të ndryshme, duke përfshirë pavarësinë e gjyqësorit dhe dështimin për të respektuar Kartën e të Drejtave Themelore të BE-së për çështje që përfshijnë të drejtat LGBTQ, lirinë akademike dhe të drejtën për azil.

Vendimet ishin kulmi i një mosmarrëveshjeje në të cilën Orban,  një burrë nacionalist i cili është bërë model për lëvizjet e së djathtës ekstreme në mbarë botën ka kritikuar Brukselin për tejkalim të çështjeve hungareze.

Komisioni vendosi 27 kushte kyçe për Hungarinë, që përfshinin masat për të adresuar shqetësimet në lidhje me përdorimin e parave të gatshme të BE-së, duke përfshirë katër kërkesa për gjyqësorin.

Sipas ndryshimeve të dakorduara me Komisionin që mund të kërkojnë ende ndryshime, Hungaria do të përforcojë kompetencat e Këshillit Gjyqësor Kombëtar të udhëhequr nga gjyqtarët, duke përfshirë aftësinë e saj për të dhënë opinione të detyrueshme për disa vendime dhe në zgjedhjen e një kryetari të Gjykatës së Lartë.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!