Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet t’i japë ‘dritën jeshile’ Suedisë në NATO

schedule15:13 - 18 Shtator, 2023

schedule 15:13 - 18 Shtator, 2023

Hungaria nuk është e sigurt nëse duhet të miratojë kërkesën e Suedisë e Suedisë për t’u anëtarësuar në NATO, tha kryetari i parlamentit Laszlo Kover për televizionin lokal.

“Nuk është e sigurt që ne duhet ta plotësojmë këtë kërkesë,” tha Kover, një ligjvënës i lartë nga partia qeverisëse Fidesz për HirTV, duke iu referuar Suedisë, raportoi Reuters.

Deklarata e tij pasoi një letër nga Ministri i Jashtëm hungarez Peter Sziart drejtuar homologut suedez Tobias Bilstrom javën e kaluar, në të cilën ai përsëriti shqetësimin e tij për akuzat “të njëanshme dhe të padrejta” nga disa politikanë suedezë kundër qeverisë hungareze.

Suedia aplikoi për anëtarësim në NATO vitin e kaluar në përgjigje të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës dhe shumica e anëtarëve të aleancës ratifikuan shpejt kërkesën e saj. Turqia dhe Hungaria ende nuk e kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë dhe të dy vendet kanë thënë se po koordinojnë nga afër qëndrimin e tyre për këtë çështje./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!