Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Hungaria nis nesër vaksinimin me vaksinën kineze

schedule15:32 - 23 Shkurt, 2021

schedule 15:32 - 23 Shkurt, 2021

Hungaria nis nesër vaksinimin me vaksinën kineze Sinopharm. Hungari bëhet kështu vendi i parë i BE që përdor vaksinën kineze për të imunizuar qytetarët e saj.

Qeveria njoftoi në llogarinë e saj zyrtare në Facebook se vaksinat Sinopharm do të jepen për herë të parë si pjesë e një fushate vaksinimi të filluar në dhjetor me vaksinën Pfizer-BioNTech.

Hungaria gjithashtu ka blerë doza të vaksinës ruse Sputnik, e cila, ashtu si vaksina Sinopharm, nuk është miratuar nga rregullatorët përkatës të BE.

Qeveria e krahut të djathtë të vendit, e cila kritikon ngadalësinë e programit të vaksinimit të BE, ka njoftuar në janar se arriti marrëveshje për të blerë 5 milion doza të vaksinave Sinopharm dhe 550,000 dozat e para arritën në Budapest javën e kaluar. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!