Sjellja e Bashkimit Europian ndaj Serbisë është e turpshme. Kështu e cilësoj kryeministri hungarez Viktor Orban qëndrimin e Brukselit ndaj Beogradit nga samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor, ku Serbia bojkotoj pjesëmarrjen.
“Pra, pa Serbinë nuk mund të bëjmë asgjë. Dhe ajo që po ndodh këtu, dua të them trajtimi dhe sjellja ndaj Serbisë, është e turpshme. Pra, është plotësisht e padrejtë. Po sillemi në një mënyrë të papranueshme. Serbia përbën më shumë se një të tretën e popullsisë së Ballkanit, rajonit të Ballkanit Perëndimor. Ekonomia e Ballkanit Perëndimor është të paktën gjysma serbe. Eksportet e këtij rajoni janë ndoshta dy të tretat serbe. Pra, pa Serbinë është e pamundur të bëhet diçka në Ballkanin Perëndimor”, tha presidenti i Hungarisë Viktor Orban.
Sipas Orbán, Serbia është një rezervë ekonomike ari për Bashkimin Evropian dhe një vend kyç për mbrojtjen e Evropës nga emigrimi i paligjshëm.
Edhe Kryeministri sllovak Robert Fico i qëndroj në krahë Serbisë, duke e cilësuar sjelljen e unionit si akte që nuk kanë të bëjnë fare me logjikën e shëndoshë dhe se ajo po ndëshkohet për pikëpamjet e saj sovrane.
Prandaj, theksoi ai, BE-ja duhet së pari ta pranojë Serbinë për të gjetur zgjidhje për vështirësitë, dhe pastaj të ecë përpara me vendet e tjera, jo anasjelltas.
Sipas Brukselit Serbia duhet të punoj shume në fusha si korrupsioni, të drejtat e njeriut, liria e medias apo njësimi i politikave të jashtme me ato të Bashkimit Europian, por sipas Vuçiç asgjë nuk do të ndryshoj nga qëndrimi sovran, edhe pse kjo mund të mos i pëlqej unionit, Washingtonit apo Moskës.
/abcnews.al/

