Shefi i shtabit të kryeministrit Viktor Orban , këtë të enjte ka deklaruar se marrëdhëniet midis Suedisë dhe Hungarisë janë në një “pikë të ulët”, ndërkaq ka bërë thirrje Stokholmit të marrë masa për të rritur besimin ndërsa kërkon mbështetjen e Budapestit për t’u bashkuar me bllokun.
Pas disa muajsh pengesë nga partia në pushtet e Orbanit, parlamenti i Hungarisë miratoi së fundmi një projekt-ligj që lejon Finlandën të anëtarësohet në NATO, por jo Suedinë.
Prandaj, Gergely Gulias përsëriti shqetësimet e Fidesz në lidhje me kandidaturën e Suedisë për NATO, duke përmendur qëndrimin kritik të vendit nordik ndaj Viktor Orban për shkelje të shtetit të së drejtës.
Në të njëjtën kohë, Hungaria ka thirrur gjithashtu skepticizmin e Turqisë, e cila akuzon Suedinë për strehimin e luftëtarëve “terroristë” kurdë dhe refuzimin e ekstradimit të njerëzve – në një proces ku drejtësia suedeze në fakt e ka fjalën e fundit.
Përveç ngërçit me Turqinë, vonesa hungareze shqetëson Suedinë për shkak të lidhjeve të Viktor Orban me presidentin rus Vladimir Putin./abcnews.al