Hungaria mund të kujdeset për dhjetëra mijëra refugjatë nga Ukraina nëse është e nevojshme, tha sot kryeministri Viktor Orban.
“Rregullat e azilit janë të qarta, vendi i parë i sigurt duhet të ofrojë strehim,” u tha gazetarëve Gergely Gulias, duke shtuar se interesi i Hungarisë është të shmangë një luftë në konfliktin Rusi-Ukrainë.
Situata në Ukrainë mbetet ende e rrezikshme. Perëndimi ende beson se një pushtim rus mund të ndodhë. Presidenti ukrainas tha sot se nuk është faktuar tërheqja e trupave ruse nga kufiri. /abcnews.al