“Hungaria është larg arritjes së një marrëveshjeje me BE-në për ndihmën për Ukrainën”. Kështu u shpreh të enjten Gergely Gulyas, shefi i kabinetit të kryeministrit hungarez, shkruan The Guardian.
Gulyas tha se Hungaria ishte në bisedime me komisionin, por nuk ishte e sigurt se do të arrihet një marrëveshje. Në rast të dështimit, sipas tij, 26 anëtarët e tjerë të BE-së mund të arrijnë një zgjidhje pa Hungarinë.
Ursula von der Leyen , e cila drejton komisionin ekzekutiv të BE-së, tha të mërkurën se ishte e sigurt për gjetjen e një zgjidhjeje midis 27 vendeve anëtare.
BE-ja po kërkon të bie dakord për të dhënë më shumë ndihmë financiare për Ukrainën kur krerët e bllokut të takohen në fillim të shkurtit, megjithëse kryeministri hungarez Viktor Orbán mbetet kundër./abcnews.al