Hungaria ka theksuar edhe një herë mbështetjen e saj për Serbinë, një strategji e saj kjo për të penguar aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Europan, OKB dhe Këshillin e Europës, shkruajnë mediat e huaja.
Vendimi në fjalë vjen në një kohë kur raportet midis Serbisë dhe Kosovës janë përkohësisht më të qëndrueshme pas ndërmjetësimit të BE-së dhe SHBA-së javën e kaluar.
“Pranimi i parakohshëm i Kosovës nga entitete të ndryshme europiane mund të rrezikojë marrëveshjen”, tha Péter Szijjártó, ministër i Jashtëm i Hungarisë.
“Prandaj, nëse votohet se a do të pranohet Kosova si anëtare e Këshillit të Evropës, qeveria do të votojë kundër”, u shpreh Szijjártó, në një takim në ministrinë e jashtme të Hungarisë në Budapest.
/abcnews.al