Hungaria akuzon BE-në: Dëshiron të sabotojë misionin e paqes së Orban

schedule22:20 - 12 Korrik, 2024

schedule 22:20 - 12 Korrik, 2024

Hungaria, e cila mori presidencën e radhës së BE-së, ka akuzuar unionin se dëshiron që të sabotojë “misionin e paqes” mes Ukrainës dhe Rusisë, të ndërmarrë nga kryeministri Viktor Orban.

“Përkrahësit e luftës në Bruksel e kundërshtojnë misionin hungarez të paqes, dhe kështu sulmojnë presidencën aktuale dhe kryeministrin: paqja është e nevojshme dhe është e nevojshme të veprohet për këtë qëllim”, thuhet në një deklaratë të qeverisë së Budapestit.

Orban nuk u ftua në seancën e parë plenare të Parlamentit Evropian, ku drejtuesi i radhës i presidencës mban tradicionalisht një fjalim kryesor, pikërisht për shkak të vizitës në Moskë, e cilësuar si shkelje e rregullave të BE-së./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!