Hungari, masa të ashpëra kundër të pastrehëve

schedule12:04 - 16 Tetor, 2018

schedule 12:04 - 16 Tetor, 2018

Hungaria ka nisur zbatimin e masave të ashpëra kundër të pastrehëve. Në Budapest tashmë do të përfundojë në burg ai që kapet duke fjetur rrugëve.

Rrjeti i nënstacioneve në qendër të Budapestit në Hungari u shkretua. Pranë shtyllave të urave dhe pranë trotuareve gjenden vetëm mbetjet e shtretërve të përkohshëm, disa mbeturina dhe kazanët e përdorura si soba. Dhjetëra njerëz të pastrehë që gjetën strehim në këto vende janë zhdukur papritmas. Pas masave të ashpëra kundër emigrantëve, medias dhe OJQ-ve, personat e pastrehë kanë përfunduar në shënjetës të Viktor Orban: që nga data 15 në Hungari, të gjithë ata që do të flenë në rrugë do të arrestohen. Ky është efekti i modifikimit të nenit 22 të Kushtetutës, i kërkuar nga qeveria, i miratuar nga parlamenti i Budapestit dhe i kritikuar ashpër nga aktivistët për të drejtat e njeriut.

Që prej muajit qershor, ekspertja e OKB-së, Leilani Farha, e kishte përshkruar atë si “të papajtueshëm me ligjin ndërkombëtar për të drejtat e njeriut”. Kjo dispozitë i jep policisë mundësinë për të arrestuar të pastrehët të cilët zbulohen se kanë fjetur jashtë tri herë në 90 ditë. Policia, pas tre “paralajmërimeve”, do të ketë të drejtën t’i çojë në burg dhe të shkatërrojë të gjitha sendet e tyre. Në të kundërt, ata duhet të paguajnë një gjobë që, sipas OJQ-ve, “asnjë prej tyre nuk do të jetë në gjendje të paguajë”.

Qëllimi është “të sigurojnë që njerëzit e pastrehë të zhduken nga rrugët dhe qytetarët të shfrytëzojnë hapësirën publike”, tha Attila Fulop, sekretare e shtetit për çështjet sociale. Ndërsa Bence Rétvári, zëvendësministre e burimeve njerëzore, shpjegoi se “do të shpëtojë jetë njerëzish me ardhjen e dimrit”. Megjithatë, vlerësohet se në Hungari ka 11 mijë vende në strehimoret shtetërore, ndërsa të pastrehët janë 20,000. Ligji i kryeministrit hungarez ka dhe për qëllim të detyrojë të pastrehët të përdorin këto strehimore./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!