Hungarezët e OTP blejnë 55 milionë euro Alpha Bank

schedule15:15 - 6 Dhjetor, 2021

schedule 15:15 - 6 Dhjetor, 2021

Alpha Bank një nga katër bankat më të mëdha të Greqisë, ka rënë dakord t’i shesë filialin e saj në Shqipëri, OTP Bank të Hungarisë, raporton Reuters.

OTP Bank do të paguajë 55 milionë euro (62.05 milionë dollarë) për të blerë 100% të aksioneve, tha Alpha Bank.

Bankat greke kanë punuar për të reduktuar një grumbull prej rreth 30 miliardë euro në kredi të këqija, trashëgimia e një krize financiare dhjetëvjeçare e cila tkurrte prodhimin e Greqisë me 1/4.

Marrëveshja do të krijojë një grup bankar lider në Shqipëri, i cili do të mbajë prej rreth 11% në treg bazuar në aktive, shtoi Alpha Bank. Transaksioni pritet të përfundojë në vitin 2022.

Grupi hungarez OTP hyri në tregun shqiptar në vitin 2018, me blerjen e filialit shqiptar të grupit francez Societe Generale. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!